





Ia bënë “gjyqin” Xhulit, djali i axhës së saj ka diçka për të iu thënë banorëve (VIDEO)






Familjari i konkurrentes Xhuli Nura, Bekim Nura, si i ftuar në Big Talk në Klan Kosova, ka thënë se disa nga banorët që po e gjykojnë vajzën e axhës së tij, sipas tij, nuk kanë lënë gjë pa bërë në të kaluarën e tyre.
“Ne familjarët qëndrojmë prapa Xhulit, e ka një mbështetje të madhe nga lagjja Nuraj dhe gjithë rajoni andej, ka përkrahjen tonë, meqenëse na i dëgjojmë do tipa që kanë probleme të mëhershme kanë probleme me plaçkitje, deri edhe me burgosje, për ata edhe si familje nuk na çon peshë se çka thotë ai që e ka një histori jo të mirë”.
“Kemi tani tjerë që e akuzojnë aty për zveshje, Unë me të thënë të drejtën nuk e kam njohur personin, po me një klikim që i kam bërë, e kom pa që vet ka bërë gjëra të tilla në të kaluarën.
Diçka që e ke bërë më herët, nuk ia vlen të akuzosh brenda”, tha Nura Në linqet më poshtë mund ta ndiqni videon dhe emisionin e plotë.