”Mos ndërhyj…,”/ Çfarë po ndodh mes tyre? Kiara i vendos kusht Luizit, këngëtari ka një pyetje për t’i bërë


”Mos ndërhyj…,”/ Çfarë po ndodh mes tyre? Kiara i vendos kusht Luizit, këngëtari ka një pyetje për t’i bërë

Moderatorja e njohur, Kiata Tito, ka vendosur barriera me Luiz Ejllin, e cili herë pas here e ngacmon. Ajo i tha këngëtarit të njohur se nuk po u lejon hapësirë të tjerëve për të folur me të nëse duan.

“Ti thua se nuk vijnë disa gjëra t’i thonë sepse jam prononcuar unë?”, pyet këngëtari i njohur Kiarën.

Kjo e fundit i tha më pas që nëse ajo do ketë ndonjë përplasje apo debat, të mos ndërhynte.

“Jo vetëm tek unë, por te kushdo”, tha Kiara, të cilës Luizi iu përgjigj: “Nuk më intereson askush tjetër këtu”.

Moderatorja i tha gjithashtu se “deri tani nuk e ka bezdisur deri tani, por nëse vazhdon kështu duhet të kthehet pak pas”.

“Se nuk jemi jashtë, jemi në një lojë”, thotë moderatorja, ku Luizi ndërhyn: “Po të ishim jashtë, si do ishim?”.

“Kështu pra, si jam sjellë me mirësjellje”, përgjigjet Kiara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *