





Për të dhënë llogari për qeverisjen e vendit në 365 ditët e viti, Rama duhet të kishte dalë sot një konferencë për media, por refuzoi t’a bënte. Kryeministri anulloi takimin me gazetarët dhe u mjaftuar me një video mesazh.






Ndikuar nga situata politike, ekonomike, ajo e krimit dhe korrupsionit, Rama ka reflektuar dhe ka vendosur t’i kërkoj falje shqiptarëve. Në një videomesazh të përgatitur e të montuar mjeshtërisht, Rama ka lexuar ndjesën e tij ndaj shqiptarëve.






“Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë. Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën” – tha ndër të tjera Rama.