Xhuli: Kam njohur shumë si Stresi, edhe 100 të tjerë me më dalë përpara se kam problem


Në natën e sotme Prime është diskutuar marrëdhënia brenda dhe jashtë shtëpisë në mes të dy prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Xhulit dhe Stresit.
Xhuli ka treguar versionin e saj të historisë, ndërsa ka thënë që Stresin e ka njohur pak orë para nisjes së reality show “BBVK”.

Ajo thotë t’i ketë thënë Stresit – “I kam thënë se nuk shumë e rrjedhshme në gjuhën shqipe dhe më tha se ‘mos ke merak, të betohem se ke një vëlla brenda’”.

Por, sipas Xhulit, që historia e shoqërisë të ishte më e besueshme, Stresi i ka thënë asaj “të bëhemi kinse njihemi që dhjetë vite dhe njihemi edhe me raporte familjare”.

“Mentalitete si Stresi kam takuar shumë dhe jo një Stres, por edhe 100 Stresa me më dalë përpara nuk e kam problem, sepse jam e fortë”, ka thënë ajo.

Versionin e Xhulit e ka mohuar kategorikisht Stresi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *