Veprimi i fundit i Luiz Ejllit ndaj Kiara Titos po kritikohet nga fansat e “Big Brother”, çfarë bëri këngëtari?


Marrëdhënia që Luiz Ejlli ka vendosur të ndërtojë me Kiara Titon dhe ndjesitë që këngëtari ka për moderatoren, ndryshojnë më shpesh gjatë ditës se sa mendja e një fëmije kur gjendet para banakut me shijet e akullores dhe për këtë dita e sotme është shembulli më perfekt. Në mëngjes, sic mund ta leni lexuar, Ejlli u shprej se “nuk do t’ja hedhë më sytë dhe nuk do t’i flasë” më Kiarës, nisur edhe nga debati që patën mbrëmë, më pas i bëri një dhuratë në bashkëpunim me Kejvina Kthjellën, ndërsa tani bëri një veprim ndaj saj që është kritikuar nga ndjekësit e reality show-t.

Në një përpjekje për t’u afruar më shumë me Kiarën, ose të paktën kështu duket, Luizi ka vendosur të lyhet me buzëkuqin e saj dhe nëse ky veprim ju duket i cuditshëm, atherë nuk di si do ju duket fjalia “Kur e vendos buzëkuqin më duket sikur puthem me atë që e ka”, e thënë nga artisti.

Ndjekësve të “Big Brother”, ose le të themi shumë prej tyre, ky veprim dhe shpjegimi këngëtarit nuk i ka pëlqyer dhe kjo vihet re nga komentet që kanë lënë në faqen zyrtare të programit, pikërisht poshtë kësaj video-je.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *