Rast tr.agjik: 41-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i va.6rur në stallën e bagëti


familja Thaqi nga fshati Kosuriq i Pejës u zgjua sot me një lajm tragjik. Familjari i tyre Astrit Thaqi është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje në stallën e bagëtive, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ky rast i rëndë tronditi jashtëzakonisht shumë babain e tij, i cili e gjeti të birin të varur në litar. I ndjeri, 41-vjeçar për motive ende të panjohura vendosi t’i jap fund jetës mëngjesin e sotëm, duke lënë kështu të pikëlluar gjithë familjen.

Sipas informacioneve të para, babai i të ndjerit kërkoi menjeherë ndihmën e Emergjencës dhe të Policisë, me shpresën se i biri mund të kishte ende shenja jete. Por fatkeqësisht, posa ekipi mjekësor arriti në vendin e ngjarjes, vetëm e konstatoi vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitë policorë, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Babai i viktimës ka deklaruar se djali s’ka pasur probleme e telashe me askënd, prandaj s’ka informacione se cili mund të ketë qenë motivi.

Për t’u zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij rasti të rëndë, me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast dhe kanë nisur hetime


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *