Kur do të fillojë Big Brother Vip 2, Arbana Osmani zbulon detajet e pathëna


Arbana Osmani së fundmi ka qenë e ftuar në Wake-Up ku ka folur rreth Big Brother Vip.Pyetja më e spikatur ka qenë kur fillon Big Brother Vip. Arbana nuk ka zbuluar një date fikse por ka treguar se spektakli fillon këtë vit dhe do të ketë personazhe me një karrierë të spikatur.

Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e prë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *