“Je djali im i…”, këngëtari i njohur shqiptar nuk i mban dot lotët pas letrës që i ka kushtuar mamaja


Ardit Çuni nuk i mbajti dot lotët në programin “Goca & Gra”, pasi u surprizua nga letra e mamasë së tij.Me zërin që i dridhej dhe lotët që i mbushnin sytë artisti lexoi fjalët që një nga peronat më të shtrenjtë i ka kushtuar.Përpara se të niste të lexonte, ai tha se këtë javë është përballur me problemet shëndetësore të mamasë së tij, por nuk ka lënë pas angazhimet në kërcim.

“Ne kemi një marrëdhënie që nuk para ia shprehim njëri- tjetrit me fjalë, por ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Mami këtë javë ka kryer një operacion dhe jam detyruar t’i jem pranë dhe sa në prova e angazhime”, u shpreh konkurrenti i “Dancing With the Stars”.Këngëtari vendosi të lexojë letrën, e cila zbuloi një anë tjetër të Ardit Çunit që rrallëherë e shohim.

“Ardit nuk jam shprehur kurrë publikisht për ty, por sonte do të të them disa fjalë zemre. Më fal që nuk kam ardhur të të ndjek nga afër në skenën e “Dancing With the Stars”, por ti e di që po kaloj disa probleme shëndetësore. Me zemër kam qenë me ty në çdo hap tëndin. Që kur ishte 10 vjeç dhe more pjesë në konkursin “Zërat Magjik” unë e kisha të qartë se ku do të shkoje. Je rritur mes shumë vështirësish pasi nuk kishim mundësi ekonomike që të ndiqje të gjitha kurset që ti dëshiroje. Po jam krenar që me punën tënde ia dole të bëhesh një yll i vërtetë. Shumë kush të paragjykon sepse i thua gjërat troç, por kështu je ti, i thua gjërat drejt se nuk e duron dot padrejtësinë. Je djali im i fortë dhe jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim. Sa e sa herë kam qarë fshehurazi teje me lot gëzimi sepse jam ndjerë krenare…”, shkruhej në letrën që mamaja i ka kushtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *