Tipike shqiptare! Në postimin e fundit të Rita Orës, vëmendjen e merr komenti i mamasë së saj


Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto-album mjaft sensual, por ajo që mori vëmendje ishte pikërisht mamaja e saj, Vera Ora, e cila la një koment tipik të një mamaje shqiptare.

Vera Ora i vuri në dukje Ritës se është ulur me këpucë në divan, teksa në komente shkruan: “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shoqëruar sigurisht me të qeshura.

Disa kohë më parë, mamaja e këngëtares, Vera Ora, ka dhënë një intervistë për “Euronews Albania”, ku u ndal te karriera e së bijës.

“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë, kjo performancë ka qenë shumë dhe me energjinë e saj”, filloi Vera.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje.

Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’ Unë u befasova”, vijoi më tej.

Pavarësisht famës, mamaja e Ritës shtoi se këngëtarja e njohur është mjaft e thjeshtë, ku madje Rita bën edhe punët e shtëpisë.

“Rita tani kujdeset për neve, për motrën, vëllain dhe rrethin e saj.

Kur Rita vjen në shtëpi fama e saj mbyllet, nuk ka dallim mes fëmijëve të tjerë, duhet t’i lajë enët, banjën ta pastroj, është e kuptueshme, ajo e gëzon thjeshtësie që familja i sjell, i duket më normale se atë që ka punë.

Unë i them Ritës që të gjithë jemi yje në profesionin tonë, ti e bën në publike por të gjithë jemi të njëjtë”, përfundoi Vera./Iconstyle/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *