Prekëse, momenti ku nëna dëgjon rrahjet e zemrës së vajzës së saj në trupin e 68 vjeçarit


Prekëse, momenti ku nëna dëgjon rrahjet e zemrës së vajzës së saj në trupin e 68 vjeçarit

Një grua në SHBA mbeti e tronditur kur dëgjoi rrahjen e zemrës së vajzës së saj në trupin e një pensionisti që i ishte nënshtruar një transplanti.

Amber Morgan nga Indiana, Shtetet e Bashkuara u takua me 68-vjeçarin Tom Johnson katër vjet pas transplantimit të tij të suksesshëm të zemrës.

Në vitin 2018, vajza 20-vjeçare e Amberit vdiq nga komplikimet e astmës dhe familja vendosi të dhuronte zemrën e saj për një transplant.Katër vjet më vonë nëna e saj takoi Tomin në Çikago, duke mbajtur një stetoskop.
Ajo e vendosi atë në gjoksin e Tomit dhe dëgjoi rrahjen e zemrës së vajzës së saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *