Melisa bën deklaratën e fortë: Mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, por…


Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi është një ndër konkurrentet e “Dance Albania”, mbrëmjen e sotme performanca e saj ”ishte e bazuar tek filmi i Elvis Presley.

Melisa u shpreh se i bën shumë përshtypje dashuria e Presley-t me Priscillan, e pyetur nga partneri i saj në kërcim nëse është romantike, ajo bëri një deklaratë të fortë.

Melisa tha se mendon që nuk ka qenë kurrë e dashuruar, por është e dashuruar me idenë e dashurisë.

Erindi: Kaq romantike qenke ti?

Melisa: Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, mendoj që jam e dashuruar me idenë e dashurisë.

Kujtojmë se Melisa ka qenë për një kohë të gjatë në një lidhje dashurie me Andin.

Edhe pse lidhja e tyre zgjati per shume muaj, duke u menduar nga publiku se do zgjaste shume ata ndane udhet me njeri tjetrin.

Derisa thuhet se Andi ka gjetur shpirtin binjak, Melisa nuk ka zbuluar asgje per jeten private.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *