E tmerrshme: Punëtori i “Viva Fresh-it” kafshon në vesh konsumatorin në Fushë Kosovë


E tmerrshme: Punëtori i “Viva Fresh-it” kafshon në vesh konsumatorin në Fushë Kosovë

Në emisionin Mëngjesit në Kanal 10, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm ndaj konsumatorit nga një puntorë i marketit. Telefonuesi ka raportuar se punëtori kishte kafshuar në vesh vëllaun e tij dhe menaxheri kishte gënjyer se kanë lajmëruar rastin në polici.

“Pramë ja kom dërgu ni video në Viber me të njëjtin numër, u shku vllau në ni market që është në rrugën Hajrullah Zymi këtu në Fushë Kosovë, ni puntorë i marketit e ka hongër në vesh me dhëmbë. Edhe në video shihet që e kam marrë inqizimin nga kamerat, jom shku në polici, menaxheri e ka rrjet vllaun se e ka thirrë policinën e nuk po vinë e ai nuk e ka lajmëru policinë hiq. Tash kom denoncu rastin edhe në polici që ata me u merr me këtë rast.”, tha telefonuesi nga Fushë Kosova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *