Vërshimet/ Restorantit të njohur “Guri i Zi”, veç kulmi i shpëton nga uji (Video)


Vërshimet/ Restorantit të njohur “Guri i Zi”, veç kulmi i shpëton nga uji (Video)

Ujit i shpëtoi veç çatia. Pos restaurantit Drini tek Guri i Zi në Klinë, lumi Drin që doli nga shtrati, vërshoi edhe në objektet tjera aty që thuajse i mbuloi. Niveli ka arritur deri mbi 2 metra. Më e mirë se një ditë më parë, situata ishte në Istog, njofton Klan Kosova.

Por, me pasojat e vërshimeve banorët u përballën edhe të hënën. Duke parë gjendjen, qeverisja lokale e pa të udhës që të anulojë mësimin në tri shkolla e një çerdhe. Hallakama e vërshimeve u qetësua të hënën edhe në Pejë. Frika te banorët u largua por jo edhe gajlja e dëmeve të shkaktuara. Krejt këto do të evidentohen nga një ekip i Komunës. Listën e të dhënave për dëme, ekzekutivi lokal do ta dërgojë edhe në qeverisjen qendrore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *