Iku nga vendi i ngjarjes/ Arrestohet i dyshuari që e goditi me veturë për vdekje të riun kosovar


Në orët e para të mëngjesit të 21 nëntorit, kadeti i Policisë, Flordian Shabaj është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Jashanicë.Sinjali mëson se në këtë aksident dyshohet se është përfshirë edhe një automjet, por që shoferi i tij ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura me të cilën po lëvizte shoferi ende nuk është identifikuar nga policia, teksa hetimet për zbulimin dhe kapjen e tij kanë nisur. Lajmin gjatë ditës së djeshme e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Sinjali mëson nga burimet e veta se shoferi është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ndryshe, i riu ishte kadet i Policisë dhe po nisej për në Vushtrri ku po shkollohej në Akademinë e Policisë që ndodhet në këtë qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *