Ekskluzive: Kjo është aktorja e cila do të jetë pjesë e BBV Kosova


Të gjithë e mbani mend serialin “Tre gjermanët e trash”.

Serial ky i cili korri një sukses të jashtëzakonshëm gjatë kohës kur po transmetohej, pjesë e të cilit ishte edhe aktorja Arta Selimi.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se aktorja e dashur Arta Selimi do të jetë pjesë e spektaklit Big Brother Vip Kosova.

Kujtojmë se ditën e sotme u zbulua nga po të njëjtat burime edhe emri i këngëtares Alberie Hadergjonaj e cila do të jetë pjesë e BBVip Kosova.

Ndryshe të konfirmuar zyrtarisht janë prezantuesit Alaudin Hamiti, Jonida Vokshi, Elita Rudi dhe dy opinionistët Olti Curri dhe ish miss-i Afërdita Paqarada.

Ndërsa spektakli i shumë pritur pritet të filloj nga data 5 dhjetor.

Kujtojmë se ky do të jetë edicioni i parë i këtij formatit në vendin tonë./InfoKosova/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *