E dhimbshme: Vdes në moshë të re mërgimtarja kosovare (Foto)


Blerina Kryeziu nga Malisheva ka ndërruar jetë në moshën 24 vjecare, shkruan RepublikaOnline. Ajo vdiq pas u godit nga një veturë në një qytet në Itali. Blerina nga Pagarusha e Malishevës, e gjeti vdekjen pasi po kthehej nga puna në Itali, e nuk arriti t’u shpëtoj plagëve që mori. “Për kohën dhe vendin e varrimit, ju njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes Kryeziu në Pagarushë dhe asaj Bytyçi në Shkozë!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi! Njoftojm miqt dhe të afërmit se pas një aksidenti tragjik në Itali, ka ndërruar jetë Blerina Kryeziu, bashkëshortja e Blerim Salih Bytyçit (e reja e Salih Mustafë Bytyçit) e cila ishte tek prindërit e saj në Itali. Për kohën dhe vendin e varrimit, ju njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes Kryeziu në Pagarushë dhe asaj Bytyçi në Shkozë!”, thuhet në njoftimin e fshatit Shkozë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *