‘Ç’është ai trup…’/ E gjeni dot? Zbulohet arsyeja ‘madhore’ përse Ami nuk kërcen më


Prezantuesja e sportit Cindy Marina është shprehur se sonte në Dance Albania po përjeton emocione të veçanta pasi në publik ndodhet partneri i saj Genari i cili po ndjek performancën e saj.“Po, është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin. Por mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mire”, tha ajo.

Ndërsa nuk kishte si të mungonte edhe batuta e aktorit e Ermal Mamaqit. Ndryshe nga partneri suportiv i Cindy-t, Mamaqi thotë se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.

“Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke? I them Dionit”, është shprehur Mamaqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *