Pamje nga vërshimet në Pejë dhe Istog, Lumbardhi gati të dal nga shtrati


Pamje nga vërshimet në Pejë dhe Istog, Lumbardhi gati të dal nga shtrati

Situata me reshjet në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë.

Në qytetin e Pejës situata aktualisht është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje. Niveli i ujit në Lumbardh është rritur shumë dhe i njëjti rrezikon të dal nga shtrati.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Istog, ku shumë rrugë janë vërshuar nga reshjet e shiut që kanë nisur qysh nga dita e djeshme.

Telegrafi ka sjellur pamje nga situata në Pejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *