Mevlani ua mbyll gojën të gjithëve, konfirmon lidhjen me këngëtaren e njohur kosovare


Mevlani ua mbyll gojën të gjithëve, konfirmon lidhjen me këngëtaren e njohur kosovare

Mevlani i “Për’puthen” konfirmon lidhjen me këngëtaren kosovare.

Mevlani i “Për’puthen” është komentuar gjatë për raportet e tij me Ledjanën.

Pas daljes nga ky program, ata ndanë rrugët e tyre.

Por, siç duket ka risi nga ai sa i përket jetës private.

Ai së fundi ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar”, teksa mori pjesë bashkë me këngëtaren kosovare, Albulena Uka.

Ata u shprehën se janë në një lidhje dashurie.

Dyshja kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe që kur kanë biseduar për të lansuar një projekt së bashku.

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej.”, tha këngëtarja.

Gjithashtu dyshja zbuluan se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *