Pas ndarjes nga Andi, Melisa merr një vendim lidhur me jetën sentimentale


Pas ndarjes nga Andi, Melisa merr një vendim lidhur me jetën sentimentale

Melisa Lleshi mbetet nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”.

Lidhja e saj me Andin edhe pse tashmë e përfunduar vazhdon të komentohet akoma.

Teksa Andi kohë më parë ka konfirmuar lidhjen e re, Melisa ka marrë një vendim sa i përket jetës sentimentale.

E ftuar në “Jo vetëm modë”, ajo u pyt lidhur me këtë temë.

Moderatorja: Melisa, po përjeton një histori dashurie tani, apo është vetëm histori dashurie me televizionin?

Melisa Lleshi: Unë kam vendosur që për pjesën private timen, pjesën sentimentale dua të them as po as të them jo, thjesht jam mirë.

Edhe më herët gjatë spektaklit të kërcimit ku tashmë është pjesë, Melisa u pyet nëse i kishte shkruar ish-i.

Ish-konkurrentja e Për’puthen zgjodhi të shmangej, duke u shprehur: Nuk e di për kë e ke fjalën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *