​Moti me shi, nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve të shpejta në disa qytete


​Moti me shi, nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve të shpejta në disa qytete

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas institutit, të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Instituti ka dal edhe me një njoftim tjetër ku thuhet se reshjet e shiut do të shtohen deri të hënën me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale.

“Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës. Prodhimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik dhe hidrologjik, bazohet në modele të certifikuara dhe prognoza profesionale zyrtare. Produktet e qendrës Evropiane të Parashikimit të Motit ECMËF të Sistemit Evropian Copernicus – EFAS dhe ICON model i krijuar nga shërbimi kombëtar gjerman i motit (DWD Deutscher Wetterdienst)”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *