Arbana Osmani konfirmon se Big Brother VIP Albania nis gjithashtu në dhjetor?


Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Osmani iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në InstaStory që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje, së cilave ajo më pas do t’iu përgjigjej.

Arbana e bëri të qartë se mund të pyesin gjithçka përveç datës se kur do të fillojë sezoni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ajo dashur pa dashur dha një përgjigje tërthorazi, e cila mund të zbulojë përafërsisht kohën se kur do të nisë spektakli.

Kjo pasi një fans/e kishte pyetur se “a do të udhëtojë ajo për festa”, së cilës Arbana i ishte përgjigjur me:

“Jo dhe gjejeni pse”, duke publikuar një fotografi nga moderimi i Big Brother VIP.

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të aludojnë se sezoni i dytë i BBV mund të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Përndryshe, më 5 dhjetor është konfirmuar data e nisjes së sezonit të parë të Big Brother VIP në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *