“Me stërgjyshin tim”, si u kritikua nga turqit aktorja që postoi foto me statujën e Skëndërbeut


Aktorja e njohur turke Pelin Batu, tha se postimi i saj në rrjetet sociale ku thoshte se është stër stër mbesa e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe mori shumë reagime negative.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi se njerëzit i thoshin se si mund të jetë krenare për Skëndërbenë që ka vrarë shumë turq në kohën e luftës.

“Pati shumë reagime kur thashë se jam stër stër mbesa e Skëndërbeut. Njerëzit filluan të thoshin se ai vrau shumë otomanë, si mund të jesh krenare për dikë si Skëndërbeu që urrente turqit.

Vetë Skëndëbeu ishte stërvitur në turqi por politikat e kohës bën që ai të mbronte vendlindjen e tij. Ndaj ta quajnë tradhtar është çmenduri”- tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *