Elita Rudi pjesë e BBVK, zbulohet roli i saj!


Nata e madhe e të hënës së 5 dhjetorit kur edhe do të fillojë transmetimin Big Brother VIP Kosova po afron.

Që nga fillimi, jeni paralajmëruar për një varg surprizash, të cilat nuk kanë mbaruar ende. Të radhës, po e shpalosim tani!

Për t’i diskutuar ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova, për ju do të përkujdeset prezantuesja e njohur, Elita Rudi.

Po, po, e lexuat mirë!

Moderatorja Elita Rudi, e cila e ka dëshmuar vetën në sferën televizive duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, do të vijë pranë jush me emision special dedikuar edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Me panele të ndryshme të të ftuarve, përfshirë edhe të eliminuarit e javës nga formati, nën drejtimin e Elitës, të dielave, të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme do të trajtohen e komentohen si kurrë më parë në 360 gradë.

Mos harroni, kjo ishte vetëm surpriza e radhës, por jo e fundit.

Edhe shumë befasi të tjera do të vijnë për ju ditëve në vijim.

Big Brother VIP Kosova nisë rrugëtimin nga data 5 dhjetor në Klan Kosova dhe ArtMotion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *