Pasi zbuloi unazën, del foto e parë e Saras me fustan nusërie përballë Dj Pm


Pasi zbuloi unazën, del foto e parë e Saras me fustan nusërie përballë Dj Pm

Tash e sa muaj blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një lidhje dashurie.

Ata u njohen ne reality show me te famshem ne Shqiperi Big Brother VIP Albania.

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion, në banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha,.

Ajo me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave.

Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah Berisha pak ditë më parë ‘’ndezi’’ rrjetin me një foto ku tregoi një unazë në gishtin e saj dhe shkruajti: SHE SAID YES.

Kaq u desh dhe kudo u përhap lajmi se Dj Pm i ka propozuar blogeres.

Këtë e zbuloi Luana Vjollca, përmes një video ku na zbulon se po bëhet finalizimi i puntatës së radhës dhe në shpejtësi shihet një pamje e Saras me fustan të bardhë afër Dj Pm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *