Misteri në Kinë, delet filmohen duke ecur në formë rrethi për 12 ditë rresht (Video)


Misteri në Kinë, delet filmohen duke ecur në formë rrethi për 12 ditë rresht (Video)

Një video e tufës së deleve në Kinë që ecën 12 ditë pa pushim duke u rrotulluar është bërë virale. Në videon e regjistruar nëfillim të nëntorit, delet shihen duke u rrotulluar vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.

Ashtu siç pritej, imazhi me delet bëri bujë teksa të gjithë u përpoqën të kuptonin se çfarë i bënte delet të lëviznin në atë mënyrë. Pronari i fermës, sipas Faily Mail, tha se gjithaçka filloi me disa dele por shumë shpejt iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë të tufës.

Ajo që është edhe më e çuditshme është se në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupin numër 13.

Edhe pse shkaku që i bëri delet të lëvizin në rreth për 12 ditë nuk është ende i qartë, disa kujtuan se sëmundja listerioza mund të çorientojë kafshët dhe t’i bëjë ato të rrotullohen vazhdimisht në atë mënyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *