Këngëtari Sinan Vllasaliu del para gjykatës


Këngëtari Sinan Vllasaliu del para gjykatës

Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzën se e ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 cent duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

“Jo, i pafajshëm”, ka thënë Vllasaliu pasi gjykimi ka filluar rishtazi. Deklarimi i Vllasaliut është bërë pasi prokurorja Elza Gashi e ka lexuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja e rastit Naime Krasniqi-Jashanica ka njoftuar se brenda 30 ditëve i akuzuari mund të paraqesë kërkesë për kundërshtimin e provave dhe rrëzimin e aktakuzës. Paraprakisht, gjykatësja Krasniqi-Jashanica ka thënë se gjykimi fillon rishtazi pasi është ndërruar gjyqtari i çështjes si dhe kanë kaluar më shumë se tre muaj nga seanca e 5 gushtit 2022. Më herët këtë lëndë e ka trajtuar gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Po ashtu, për shkak se ky rast filloi rishtazi, mbrojtësi i të akuzuarit Vllasaliu, avokati Florent Latifaj ka njoftuar se heqin dorë nga marrëveshja për pra..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *