I riu lë vendlindjen, vëllai e përcjell i mërzitur pasi para tij i kishte përcjelljur edhe 5 vëllezër të tjerë


I riu kosovar Kushtrim Balaj sot ka lënë Kosovën për një jetë më të mirë. E atë e ka përcjellur për mërgim vëllau i tij Ismet Balaj. Ismeti u shpreh i mërzitur për këtë situatë, pasi theksoi se përveç Kushtrimit në mërgim i ka përcjellur edhe 5 vllezër të tjerë.

Postimi i plotë:
I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit. M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese. Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën. Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin. Rruga e mbarë Kushtrim. Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *