Kush janë më të mira, nuset e fshatit apo të qytetit? Përgjigjet e qytetarëve janë epike


Kush janë më të mira, nuset nga fshati apo nuset nga qyteti?” Kjo ishte tema në rubrikën Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Disa nga qytetarët mendojnë nuse fshati pasi janë për shtëpi dhe kanë më shumë respekt e kulturë e të tjerë mendojnë nuse nga qyteti.

“Unë jam nuse qyteti. Si t’ia dojë shpirti ta marrë nusen djali, kundër dëshirës së tij nuk dal unë. Nuk ka asnjë ndryshim, mjafton të duhen bashkë.”

“Unë i kam martuar, nga fshati i kam marrë nuset. Nuk them më të mira, por kanë më shumë kulturë, janë më të sinqerta. Ajo e qytetit do qenin në radhë të parë, do duhanin të pijë. Kultura është shumë gjë e madhe për njeriun. Edhe punën nuk e pëlqejnë shumë tani, në radhë të parë duhet të jesh ekonomiste në familje.”

“Të jetë nga të dojë, mjafton të më dojë dhe ta dua me gjithë dashurinë dhe sinqeritetin.”

“Nusen e dua të bukur, të zgjuar dhe të dijë të gatuajë.”

“Më mirë një nuse nga fshati se qyteti se janë më punëtore, më të dashura me burrin dhe familjen e burrit. Kurse të qyteti, Facebook, Instagram dhe kafe më kafe. Po punët e shtëpisë kush do t’i bëjë?”

“As nga fshati, as nga qyteti. Ato nga fshati kur vijnë këtu bëhen si mos më keq. Nga qyteti s’kanë as respekt, asgjë. Më mirë pa martuar se sa kështu. Më shpejt po ndahen se sa po bashkohen. Rri nga 7 vjet dhe pastaj iku dashuria? Ç’është kjo? Gocat nuk kanë pikë respekti, ka ikur edukata. Unë i kam shumë të mira nuset.”

“Vajzat nga fshati janë shumë të mira për të vetmen arsye se binden dhe respektojnë prindërit. Nuset e qytetit nuk duan t’ia dinë fare.”

“Nuse të mira ka dhe në fshat dhe në qytet, varet në çfarë familje është rritur.”

“Vajzat e qytetit janë shumë të mira, vajzat e fshatit bëjnë si të mira dhe të habisin.”

“Shpresoj që të marr një vajzë të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme, për të tjerat e zgjidhim.”/Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *