Ç’po ndodh mes dy moderatoreve në të njëjtin TV? E priti me “këmbët e para”, por a do të shkonte e ftuar tek Luana? Surprizon Alketa Vejsiu. Ja si përgjigjet


“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Ishte kjo fjali nga Alketa Vejsiu e cila u komentua gjatë si sulm ndaj Luana Vjollcës e cila sapo ka nisur emisionin e saj në TV KLAN.

Në fakt ende pa nisur “Zemër Luana” kunjat e Alketës për moderatoren u shprehun hapur. Si filim ajo tha se “është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.”.

Kaq mjaftoi që deklaratat e saj të bëjëne xhiron e rrjetit. Por surpriza ka ardhur mbrëmjen e djeshme.

Teksa po bisedonte me Visjanin në skenë, për imitimin e saj tek show i humorit “Klanifornia”, Alketa u shpreh se duhej të merrte pjesë patjetër në një nga skeçet e tij. Aktori e shfrytëzoi këtë moment duke e pyetur moderatoren nëse do të shkonte edhe tek Luana.

Visjani: Edhe tek Luana do të shkosh?

Alketa: Po patjetër. Dëgjo, unë luaj në një formacion të madh që quhet televisioni Klan dhe jam pjesë e një skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegeve dhe produksionet që bëhen këtu. Kështu që Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *