Mori kërcënime pas deklaratës, Erjola Doçi: Me malësorët jam mësuar


Disa muaj më parë bëri xhiron e rrjetit një deklaratë e Erjola Doçit. Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, teksa po flitej për diferencat jug-veri, Erjola u shpreh se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi. Ndërkohë gjatë debatit ajo theksoi se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

E ftuar së fundmi në “Expuls”, Erjola ka treguar se ka marrë kërcënime pas deklaratës.

Mori kërcënime pas deklaratës, Erjola Doçi: Me

“Kam marrë kërcënime, ju vinte keq, thonin ti do ndonjë malok, por unë me malokë jam mësuar”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *