“Jem bo gjyshe, jem bo vjehrra”, Shyhrete Behluli ‘godet’ me tekstin në këngën saj të re


“Jem bo gjyshe, jem bo vjehrra”, Shyhrete Behluli ‘godet’ me tekstin në këngën saj të re

Shyhrete Behluli vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të dalluara në skenën muzikore. Ajo me zërin e veçantë që ka arrin që çdo herë të krijojë atmosferë të madhe. Kohën e lirë, këngëtarja e kalon me familjarët e saj duke mos munguar edhe me imazhe të shumta. Në disa selfie të bukur, Shyretja shpesh kishte publikuar foto duke kaluar vikende bashkë me të bijat e saj.

Këngëtarja shqiptare, Shyhrete Behluli ka publikuar këngën e re. “Jem bo gjyshe, jem bo vjehrra”, mban titullin projekti muzikor i artistes, shkruan lajmi.net. Këngëtarja në këtë këngë iu drejtohet grave se pavarësisht moshës ato ende duken të bukura. Rikujtojmë që këngën e fundit këngëtarja e lansoi në qershor të këtij viti dhe mban titullin “Hale e du”. /Lajmi.net/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *