“Do zoti e gjej një burrë ѕi të Emina Сunmulajt”, Albërije rrëfen ç’i tha modelja: Më mori në telefon…


Artistja e mirënjohur, Albërie Hatërgjonaj ishte një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” në Tv Klan.

Në një nga sfidat e personalizuar për Albërijen ishte “Ç’ka rrota, i mëson bota”, ku ishin vendosur disa foto të familjarëve të saj dhe jo vetëm. Në një nga rrotullimet e bëra, rrota ndaloi tek fotoja e saj dhe pyetje ishte:
“Je shprehur tek Ermali: “Do zoti e gjej një burrë si të Emina Cunmulajt”, ç’ndodhi? E gjete? E ke gjetur?”

Këngëtarja plot të qeshura, zbuloi bisedën që pati me Eminën pas deklaratës që dha dikur, ajo tha se modelja e mori në telefon dhe i tha kështu:
Emina: “Po e shikojnë të gjithë që po do një burrë si i imi”
Albërija: “Po si me ja bë moj shoqe, se ti e ke marrë çfarë të bëjmë ne?”
Emina: “Ta bëftë zoti, ta priftë mbarë”

Në këto momente, Albërija tha “hala jam tu e prit”, duke treguar se është ende beqare dhe e përshëndet Eminën, duke e quajtur “krenari shqiptare”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *