Cili është reagimi i bashkëshortit të saj kur e shikon me veshje atraktive? Na e tregon vetë Adelina


Cili është reagimi i bashkëshortit të saj kur e shikon me veshje atraktive? Na e tregon vetë Adelina

Këngëtarja Adelina Tahiri është një nga konkurrentet e cila së fundmi i është bashkuar spektaklit të kërcimit “Dance Albania.”

Gjatë mbrëmjes së sotme ajo ka dhuruar një performancë atraktive nisur nga lëvizjet e deri tek paraqitja e saj e jashtme.

Pikërisht kjo e fundit nuk i ka shpëtuar edhe anëtarit të jurisë, Ermal Mamaqit, i cili nuk hezitoi ta nguc këngëtaren.

Moderatori iu drejtua Adelinës duke i thënë që është kurioz se si ndihet partneri i saj kur e shikon me këmishë çdo mëngjes.

Tahiri shumë sportive iu përgjigj Ermalit duke u shprehur: “Më thotë dhe kur nuk është aty ma thotë mirëmëngjes vajza më e bukur në botë.

Kam veshur këmishën e tij sot, mban erën e tij më hipnotizoi.”

Adelina Tahiri prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Që kur bëri publike lidhjen e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë, unë kam shumë vite që jam me të në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe, kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina në një intervistë më herët./Iconstyle/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *