E dashura e re e Bleros jeton në Gjermani?


E dashura e re e Bleros jeton në Gjermani?

Këngëtari i mirënjohur, Blero përveç karrierës është vazhdimisht i komentuar edhe për jetën e tij private.

Pas dy martesave të dështuara, këngëtari nga Mitrovica thuhet se tani ka rigjetur sërish dashurinë.

Sipas burimeve të Prive, raportimet e fundit se Blero është në lidhje janë të vërteta.

Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën autorit të “N..U.N” thuhet se është shqiptare dhe jeton në Gjermani, ajo nuk i përket jetës së ‘showbizz’-it dhe se romanca e tyre ka nisur gjatë verës.

Tutje sipas tyre, çifti më i ri janë të pandashëm dhe janë parë së bashku në vende të ndryshme në Munich.

Partnerja e re e Blerim Muharremit (emri i plotë) thuhet se nuk i takon botës së ‘showbizz’-it dhe ai synon që lidhjen e re ta mbaj larg syrit të publikut.

Ndërkohë, së fundmi Blero postoi një foto në Instagrami ku shihej pranë një vajze, portretin e të cilës nuk e zbuloi.

Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtari gjithashtu konfirmoi ndarjen nga Afrona Dika, pas një martesë dyvjeçare. /Telegrafi/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *