Ami tregon pse Ermali nuk ia ka dhënë ende librin


Ami është një nga mbështetëset më të mëdha të Ermalit, por nuk është e para që i sheh apo lexon projektet e tij, siç është edhe libri “Në garë me veten”. I ftuar në “Jo vetëm modë”, Ermali tregoi se ajo dëshiron ta përjetojë si publik leximin e librit dhe jo të jetë e para që e lexon. Ami e konfirmoi këtë teksa fliste gjatë promovimit të librit duke u shprehur se po pret që Ermali t’ja japë librin me autograf.

“Ermali ka qenë në garë me veten që kur unë e kam njohur. Është një njeri që i buron energjia dhe gjithmonë kërkon të bëjë më shumë sesa ka mundësi. Gjithmonë sfidën e ka me veten e tij. Libri ka ardhur si pasojë e eksperiencave, informacionit dhe gjithçkaje që Ermali ka bërë dhe ka ndërtuar në karrierën dhe jetën e tij. Unë e di ç’thuhet në ato rreshta sepse i kam dëgjuar në trajnimet e Ermalit, por librin nuk ma ka dhënë akoma sepse e dua me autograf”, u shpreh Ami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *