A është ky ‘bosi’ i Antonelës?


A është ky ‘bosi’ i Antonelës?

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Antonela Berisha vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë pas deklaratës së bujshme se nuk lidhet me “varfanjakë”.

Disa javë më parë ajo tha se i dashuri i saj duhet të jetë bos dhe ajo të mos ketë mungesa në aspektin ekonomik. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… dhe kështu duket se është edhe ky rast.

Berisha është fotografuar në zonën e ish-Bllokut nga një djalë i panjohur, ndërsa Tema shkruan se mendohet se është i dashuri i saj.

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, deklaroi ajo pak javë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *