Nuk e paskemi ditur/ Flori Mumajesi zbulon lidhjen mes tij dhe Eneda Tarifës


Nuk e paskemi ditur/ Flori Mumajesi zbulon lidhjen mes tij dhe Eneda Tarifës

“Play Back” e Flori Mumajesit është një nga këngët me të cilën artisti konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” 2010, e cila u kthye në hit ku dëgjohet edhe sot e kësaj dite. Mirëpo pas 12 vitëesh, artisti ka zbuluar për fansat e tij një detaj që nuk e dinte askush rreth këngës. Zëri i vajzës që dëgjohet në sfond është i këngëtares Eneda Tarifa.

Kantautori puiblikoi në InstaStory një pjesë të performancës së tij aso kohe dhe shprehet se zëri i saj i ka shtuar 50% të suksesit. “Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”- shkroi ai.

Ndërsa Eneda, e cila e ripostoi videon e artistit në profilin e saj u shpreh se artisti është një frymëzim dhe se në muzikë nuk ka dy si ai.
“Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni…”- u shpreh këngëtarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *