Bora Zemani në pritje të ëmbël? Moderatorja zbulon gjithçka dhe tregon planet me Donaldin çdo të shtunë (FOTO)


Bora Zemani është përfolur përgjatë javëve të fundit për një shtatzëni të mundshme, pasi parashikuesja e fatit që kishte deklaruar se ajo do të ribashkohej me Donaldin tha në media se moderatorja është në pritje të një djali.Ditën e sotme ajo ka realizuar një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram dhe nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me këtë gjë.

Bora është pyetur nëse është apo jo shtatzënë, dhe përgjigja ka qenë mjaft e prerë: “Jooo”.

Fansat gjithashtu e kanë pyetur Borën nëse e ndjek emisionin e partnerit të saj Donaldit çdo të shtunë.

Ajo është përgjigjur pa rezerva duke theksuar se ky është rasti i vetëm kur në shtëpi kanë mundësi të mblidhen dhe të shikojnë një emsion të bukur bashkë.

Moderatorja ka ndarë edhe një foto të hershme me Donaldin të cilën nuk e kishte ndarë më herët me ndjekësit e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *