Pas kritikave të shumta drejt tij, Ermal Mamaqi nuk duron dot më dhe reagon njëherë e mirë


Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet e platformat sociale së fundmi për shkak të projektit të tij të ri, librit “Në garë me veten”. Sigurisht komediani, që prej disa kohësh ofron me sukses edhe trajnime motivuese e vetëzhvillimi e që për këtë flet edhe libri i tij, ka marrë duartrokitje dhe komplimenta për punën, por edhe mjaft kritika e reagime negative, kryesisht me ironi e sarkazëm, gjë që e ka bërë të ketë edhe “përplasje” me personazhe të ndryshëm.

“S’paguante dot dritat me rrogën e deputetes”, befason Kryemadhi: Grida Duma u largua nga PD për një jetë më të mirë
Disa momente më parë ai ka vendosur t’i përgjigjet të gjitha kritikave të tij njëherë e mirë me një postim në Instagram, por jo me ironinë e humorin e zakonshëm. Kështu, bashkangjitur me një seri komentesh mjaft negative, ndonjëherë edhe shqetësuese, që kanë ardhur në drejtim të Mamaqit në rrjetet sociale, ai shkruan se është mësuar me këto lloj reagimi pas cdo projekti të ri që bën. Sipas tij ndodh gjithmonë kështu, ai punon me pasion për dicka, ajo pritet me kundërshti dhe paragjykime, derisa i gjithë negativiteti pastaj shëndrrohet në konsum e pastaj duartrokitje.

Ermali thotë se kjo është shenjë që shoqëria jonë ka ndyrshuar vërtetë pak me kalimin e viteve, ndërsa po ashtu mendon se publiku e paragjykon nga herët që e ka parë në televizion ose nga fakti që e keqkuptojnë, por në të vërtetë nuk e dinë si punon apo cfarë bën. Nga ana tjetër komediani thotë se nuk e kupton përse libri i tij merret dhe komentohet si një sfidë nga shkrimtarëve pasi nuk është aspak i tillë, ndërsa sjell shembullin e futbollistëve, artistëve e trajnerëve si ai nëpër botë që botojnë shpesh të tilla libra, vetëm me një qëllim, për të ndarë eksperiencën e tyre me njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata.

Në fund ai shpreon që njerëzit ta përdorin kohën e tyre për dicka më produktive, se sa për komente negative, dhe nëse duan këshiila për këtë, ato i gjejnë në libër. Pra “marketing 101″…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *