Loredana nominohet përsëri për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA


Rep-artistja kosovare, Loredana Zefi, për të katërtin vit radhazi, është nominuar për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.

MTV në Gjermani ka publikuar në Instagram një fotografi të Loredanës, ku i inkurajon fansat ta mbështesin atë.

Reperja dy herë e ka fituar këtë çmim, në vitin 2019 dhe në vitin 2020.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe aktori e regjisori fitues i çmimeve Oscar dhe Grammy, Taika Waititi do të prezantojnë MTV European Music Awards (EMA-s) 2022.

Çmimet do të transmetohen drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani më 13 nëntor, në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA-në, Amerikën Latine dhe Evropë dhe Comedy Central në Gjermani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *