“Lakuriqësi dhe alkool”/ Thellohet degjenerimi në ekran, skena erotike në spektaklin e vallëzimit, në orarin kur shikojnë edhe fëmijët


Spektaklet në dy televizionet kryesore të vendit, “Top Channel” dhe “Tv Klan” prej vitesh janë kthyer në një garë se kush merr shikueshmërinë më të madhe. Krahas emisioneve të mbrëmjes me “përputhje’ ku djem dhe vajza provojnë disa partnerë derisa të gjejnë të “duhurin”, ku fjalori dhe skenat janë vulgare dhe të dëmshme për të miturit, prej disa javësh ka nisur edhe gara për spektaklet e kërcimit. Por, ndryshe nga sa përmban profili i spektaklit që I dedikohet kërcimit, aty ka garë se kush del më e zhveshur dhe bën skena të nxehta +18, edhe pse transmetimi është në orar mbrëmjeje, ku ka shikues edhe të miturit.

“Lakuriqësi dhe alkool”/ Thellohet degjenerimi në ekran,

Kështu ndodhi edhe mbrëmë në spektaklin e “Top Channel”, ku konkuruesja Megi Pojani interpretoi një shfaqje erotike, si në filmat për të rritur. Ajo hyri dhe kërceu me një gjarpër dhe e veshur me të brendshme, ndërsa në fund të kërcimit i vendosi takën e sandales në kokë balerinit, të cilit i derdhi alkool në fytyrë.

Televizioni nuk bëri asnjë përpjekje për ta censuruar rastin flagrant që jepej në “primetime”, përkundrazi e reklamoi si shfaqje e Megi Pojanit që risolli në “DËTS” kërcimin e aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Daën”, si një ndër skenat më erotike dhe padyshim sekuenca më ikonike.

“Lakuriqësi dhe alkool”/ Thellohet degjenerimi në ekran,

“Moderatorja dhe Jurgeni kërcyen një Rumba ritmike dhe sensuale. Performanca nisi me një gjarpër dhe përfundoi me alkoolin që Megi i derdhi mbi fytyrë Jurgenit. Megjithatë, nuk munguan disa incidente gjatë kërcimit dhe Megi tha se shkak ishin flokët që iu ngatërruan, duke penguar realizimin e lëvizjeve dhe hapave-shkruhet në faqen zyrtare të “Top Channel”.

AMA, autoritet zyrtar që monitoron dhe penalizon shkeljet e transmetuesve publikë dhe privatë, nuk ka reaguar ende, si edhe më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *