Konkurente në “Kënga Magjike”? Zbulohet se çfarë përgjigje i ka dhënë Arditi vajzës së tij


Ardit Gjebrea përvcse është një nga kantautorët më të njohurë në Shqipëri, prej vitesh është edhe producent e drejtues i “Kënga Magjike”, festival prestigjoz i muzikës shqiptare. E duket se pasionin e tij për muzikën e ka trashëguar totalisht vajza e tij, Anna, e cila në pak vite ka arritur të bëhet pjesë e tregut muzikor, madje të përfaqësojë edhe Shqipërinë në “Junior Eurovizion”.

Së fundmi Anna ka publikuar edhe këngën e saj më të re, “Just Dance” dhe e ftuar tek “Rudina” për të promovuar pikërisht këtë projekt ka zbuluar një detaj interesant që lidhet me festivalin e babait të saj. Kështu, tani që është praktikisht këngëtare, nisur nga projektet që ka realizuar dhe që është pjesë e tregut, ajo u pyet nëse e ka menduar pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, ashtu sic të gjithë artistët shqiptarë e konsiderojnë cdo vit.

Anna tha se në fakt pjesëmarrja e saj në festival do ishte konflikti interesi, megjithatë pranoi se ja ka kërkuar Arditit që të marrë pjesë, por nuk do të konkurojë.

“Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj. Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit… Më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën”, – tha Gjebrea, e cila në fakt edhe pse nuk ka konkuruar dhe me gjasë nuk do ta bëjë, skenën e këtij festivali në fakt e ka prekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *