Historia e dashurisë së Donaldit e Borrës do të bëhet serial


Historia e dashurisë së Donaldit e Borfës do të bëhet serial

Borra e Donaldi historinë e dashurisë do ta përjetësojnë në serial.

Donald Veshaj dhe Borra Zemani janë çifti më i përfolur i momentit. Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë, pasi lidhja e tyre e dashurisë zgjon gjithmonë kuriozitet te publiku.

Mirëpo, duket se çifti nuk është mjaftuar vetëm me ekranin e televizionit dhe kanë zgjedhur që të përfshihen edhe në kinema. Thuhet se ata po përgatisin një serial komedi, i cili do të ketë disa seri dhe në fokus do të jetë e gjithë historia e tyre.

Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv. Të gjithë mezi po e presin, pasi aktor do të jetë edhe Donaldi, i cili me sensin e tij të humorit do të dhurojë pafund të qeshura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *