Einxhel publikon fotot me Dagz në momentet e para të shtatzanisë: Duket si dje kur…


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Të gjithë janë njohur me historinë e tyre të dashurisë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, tani dyshja pritet që të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe pak orë më parë, Einxhel ka publikuar disa foto nga momenti kur zbuluan se ajo ishte shtatzënë.

‘Sa shpejt fluturon koha kur je e lumtur. Duket si dje kur e zbuluam dhe tani po të presim ty.’, ka shkruar ajo krahas fotove, në të cilat shfaqet shumë e lumtur me Dagz. Kujtojmë që dyshja do të bekohen me një djalë. Ata gjininë e zbuluan përmes një feste shumë të bukur, ku të ftuar ishin familjarë, miq dhe kolegë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *