“Se di pse na kanë paragjykuar”, këngëtarja shqiptare martohet me babain e dy vajzave (Foto)


Këngëtarja e mirënjohur Albina Kelmendi dha një intervistë për një emision ku foli për jetën personale dhe sigurisht marrëdhënien me partnerin e saj, Valonin, me të cilin lidhi kurorë u martua disa javë më parë.

Këngëtarja tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan. Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.

“Jemi njohur para 3 viteve por kemi filluar të punojmë bashkë. Hapëm një biznes. Kemi qenë shumë në rregull sa i përket biznesit por nga ana tjetër, që filluam të bëhemi shumë shokë, filloi të lindte dhe diçka tjetër.”, u shpreh Albina ndërsa moderatori Alban Musa e pyeti se çfarë pëlqeu te partneri.

“Më kanë tërhequr shumë gjëra por e para është një njeri me zemër të mirë. Nëse do të isha single dhe do të më pyesje se si do ta doje partnerin ideal, s’do të kisha ditur me kërkuar atë që kam gjetur te Valoni. Kam shumë dashuri dhe mbështetje prej tij, të gjitha gjërat që do një femër te partneri i tij”, tha ajo.

“Përveç asaj që ishte biznesmen, njerëzit fillojnë dhe paragjykojnë prej të kaluarës dhe meqë Valoni ka dy vajza. Këto qenë arsyet e paragjykimit për të dyja palët. Por përderisa e dimë realitetin, nuk jemi të parët që kemi qenë në një situatë si unë dhe Valoni. E dinim se do të paragjykohemi.”, shtoi artistja


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *