Rekord shikimesh me emisionin e saj, Luana Vjollca ka diçka për të thënë


Mbi 1 milion klikime për tre ditë shënon emisioni i plotë “Zemër Luana” i moderatores Luana Vjollca në Youtube.Me këtë rekord nisi rrugëtimin në Klan emisioni “Zemër Luana” që në puntatën e parë duke u kthyer trending numrin 1 jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera të Europës.

“Është ndjesi e jashtëzakonshme, është tërësisht jashtë pritshmërive. Nuk dua të ngjaj shumë klishe edhe të them fjalë që ndoshta i dëgjojmë, por ishte e papritshme për secilin nga ne. Jo vetëm në Shqipëri jemi në Maqedoni, ju duam shumë të gjithë shqiptarët kudo në botë që na kanë ndjekur dhe na kanë duartrokitur fortë. Jemi në Zvicër, në Itali, në Greqi.

Po, është përgjegjësi shumë e madhe, kemi realizuar një emision të dytë, e kemi xhiruar dje i cili me thënë të vërtetën të gjithëve na ka gajasur dhe kam një lloj emocioni dhe një lloj mendimi që do ja dalim shumë mirë dhe në emisionin e dytë”, u shpreh Luana./insajderi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *