”Po deshe të jetosh si mbret, merr një nuse në Përmet“ – Ja pse!


“Familja e mirë fillon që nga kultura e nënës, duke qenë se fëmija ideohet që në barkun e saj. Fëmijët në Përmet edukohen ne një frymë tradicionale ku në bazë ata vendosin moralin dhe etikën. Përmetarët, qoftë vajzë apo djalë në çdo moshë, kanë të ngulitur në mendje se “Ajo çfarë duhet t’i mbajë gjallë është Ndershmëria” në çdo marrëdhënie, në të cilën bëjnë pjesë.

Kjo ndoshta shpjegon edhe arsyen se ka shume pak ngjarje fαtαle në krahasim me qytetet e tjera të vend. Prandaj, ata rriten me këtë kulturë, duke ditur caqet e limitet e tyre. Thuhet shpesh se një burrë nga Përmeti ndihet si mbret por kjo ndodh vetëm kur ka bashkëshorte një grua përmetare.

Nuk ka dalë kot dhe shprehja : ”Po deshe të jetosh si mbret, merr një nuse në Përmet “. Jeton si mbret për disa arsye: e para, gratë përmetare janë të besës e ato rrallë trαdhtojnë, ndoshta kur mami i tyre nuk ka qenë nga Përmeti. (shaka)

E dyta, nëse ke gruan nga Përmeti je me fat, duke qenë se ajo është detajiste në çdo gjë. Asgjë nuk i shpëton një përmetareje, në këtë mënyrë çdo ditë duket dhe më e bukur. E ku ka më bukur se detajet, ato bëjnë edhe diferencën me raste.

E treta, mund të jetë edhe arsyeja që gojëdhëna është transmetuar brez pas brezi. Një grua përmetare të ushqen shëndetshëm dhe ke në tavolinë bollëk, ajo nuk e lë bosh asnjëherë edhe pse mund të ketë punë të tjera përveç amvisës.

Nuk do të marrë asnjëherë uria madje do të kesh shumëllojshmëri dhe si embëlsirë. Glikoja e famshme. Çfarë do një mashkull të ndihet si mbret? Mjafton të bëjë për vete një vajzë Përmetare, dhe do prekë luksin e të qenurit mbret.” Nga Erlinda Kasaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *