“Nuk e llogaris fare, nuk është artist”, “sulmon” papritur aktori i njohur Ermal Mamaqin.


Aktori i njohur Ardian Cerga ka qenë i ftuar në emisionin “Morning ABC” ku ka bërë një deklaratë të fortë për Ermal Mamaqin. Ai tha se nuk e konsideron atë artist. Këtë koment ai e ka bërë teksa ka folur për kinemanë, ku ka thënë se regjisor në ditët e sotme përveç këtij roli do të bëjë edhe skenaristin dhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare është se regjisori është vetë skenarist, shtëpi produksioni dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse bërja e një filmi nuk është vetëm aspekt artistik profesional, por është edhe aspekt komik dhe financiar”. tha ai, duke sqaruar më tej se këtë koment nuk e kishte enkas për Ermalin.

Ermalin nuk e llogaris se e kam parë dhe nuk më ka pëlqyer. Ermalin nuk e dua si njeri, por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai. Ardiani foli edhe për librin “Kohë dashurie të harruara”, ku tregoi se është bazuar në ngjarje nga jeta e tij, të cilin tha se e ka shkruar në vetëm 20 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *