Lajm i bukur nga familja e këngëtarit Sinan Vllasaliu


Një lajm i bukur vjen nga familja e këngëtarit Sinan Vllasaliu, ai do të bëhet sërish gjysh nga vajza e vetme e tij, Edona.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit kjo e fundit përmes rrjeteve sociale ku ka postuar momentin e zbulimit të gjinisë.

Pas një djali dhe një vajze, ajo do bëhet sërish nënë e një vajze, teksa këngëtari i mirënjohur do bëhet me një tjetër mbesë.

Kujtojmë se Edona me bashkëshortin dhe fëmijët është e vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku një pjesë të konsiderueshme të kohës e kalon edhe vet këngëtari Sinan Vllasaliu. /Prive

Lojtës Videosh


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *